Sunday, November 15, 2026
Rilindje.online
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
Rilindje.online

“Do të rrethohen institucionet!”/ Karamuço zbardh skenaret e protestës në shtator…

by Rilindje
04/09/2026
in AKTUALITET
“Do të rrethohen institucionet!”/ Karamuço zbardh skenaret e protestës në shtator…

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, komentoi ndërhyrjen e policisë gjatë protestës së 94-t, duke u ndalur te perimetri i lejuar i tubimit dhe tentativa e protestuesve për te levizur përtej kësaj zone të përcaktuar.

Karamuço tha se bllokimi i akseve rrugore përbën një situatë që mund të sjellë pasoja ligjore.

“Bllokimi i të gjitha akseve fillon pra dhe konsumohet një vepër penale. Dhe në këto raste bëhet thirrje me megafon, pastaj mund të ketë shtyrje të protestuesve, e më tej mund të hidhen kupa uji, gaz lotsjellës”, tha Karamuco.

Sa i përket skenareve të protestave gjatë shtatorit, sipas Karamuços, ajo që ndodhi në ditën e parë të shtatorit mund të jetë vetëm fillimi i një faze të re të protestave me bllokime rrugësh dhe tentativa për rrethimin e institucioneve.

“I gjithë synimi i policisë, është për t’i nxjerrë në bulevard. Pra që të hapet rruga prapa. Ajo është e gjitha. Që të hapet madje edhe rruga tjetër këtu, që është pjesa e brendshme e Kryeministrisë që del. Po ti shohësh dhe përplasjet mes policisë dhe protestuesve janë më të ashpra. Para 10 minutash ka pasur një oficer të policisë të lënduar. Tani po vazhduam kështu, do të ketë lënduar të tjerë. E mira është të mos përshkallëzohet deri në përplasje fizike, sepse ne e dimë se çfarë ka ndodhur në të gjitha ngjarjet e mëparshme. Kështu që kjo ishte një tentativë e parë. Është një sinjal që shtatori do të vijojë siç e kanë përmendur edhe vetë këta protestuesit që do të përshkallëzojnë në bllokime. Dhe ja, ka filluar që sot, 1 shtator. Këto do jenë, mendoj unë, skenarët e shtatorit: bllokime rrugësh edhe rrethime institucionesh e të tjerë e të tjerë. Forma përshkallëzimi që sigurisht do të hasen edhe në veprimet konkrete nga ana e policisë së shtetit, të cilat do mbajnë mbi vete të gjithë garantimin e sigurisë dhe rendit publik. Unë kam parë gjatë gjithë kësaj kohe edhe mbrapa Kryeministrisë që, përveç një numri të vogël, pothuajse modest të forcave “Shqiponja”, ka pasur edhe dy-tre efektivë të Gardës. Pra ishin ulur masat e sigurisë dhe të ruajtjes, sepse e kishin parë që rituali i zakonshëm, sidomos i këtyre 50 ditëve të fundit, nuk kishte pasur asnjë ekses që të ketë ndodhur. Në njëfarë mënyre, policia gjendesh pa përgatitur dhe ka thirrur menjëherë forca shtesë të vijnë nga Ministria e Brendshme në drejtim të Kryeministrisë. Aty edhe makina e ujit aty rri, nuk rri ndaj mbrapa Kryeministrisë, rri te Ministria e Brendshme, sepse nuk e kanë pritur që do të përshkallëzohej menjëherë siç ndodhi edhe tani”, tha Ervin Karamuço.

NGA KATEGORIA

Aksident i rëndë në aksin kombëtar, dy automjete bëhen “copë-copë”, shoferi…
AKTUALITET

Aksident i rëndë në aksin kombëtar, dy automjete bëhen “copë-copë”, shoferi…

15/11/2026
Moti bën kthesën DRASTIKE! Rrebesh shiu e rrufe, ja zonat e Shqipërisë që preken…
AKTUALITET

Moti bën kthesën DRASTIKE! Rrebesh shiu e rrufe, ja zonat e Shqipërisë që preken…

14/11/2026
LAJM I FUNDIT/ Aksident i rëndë në aksin kobëtar, makinat bëhen “copë-copë”, 5 persona…
AKTUALITET

LAJM I FUNDIT/ Aksident i rëndë në aksin kombëtar, 3 motra dhe një foshnjë…

13/11/2026
Devijohet sot qarkullimi i makinave në autostradën Tiranë-Durrës, ARRSH del me NJOFTIMIN e rëndësishëm
AKTUALITET

Devijohet sot qarkullimi i makinave në autostradën Tiranë-Durrës, ARRSH del me NJOFTIMIN e rëndësishëm

13/11/2026
Lajm i trishtë! Ndahet nga jeta ish-pedagogu i UBT-së, kush është…
AKTUALITET

Pllakos zia në mjekësi/ Humb jetën doktori i mirënjohur në qytetin…

13/11/2026
Alarm për stuhi të forta! Meteorologia jep paralajmërimin e fortë: Ditën e premte, kush rrezikon…
AKTUALITET

Alarm për stuhi të forta! Meteorologia jep paralajmërimin e fortë: Ditën e premte, kush rrezikon…

12/11/2026

LAJMET E FUNDIT:

Bisedat Veliaj-Gogu në burg/ Rama “rrëzon” akuzat, ZBARDHET mesazhi nga asambleja me dyer të mbyllura
EDI RAMA

Bisedat Veliaj-Gogu në burg/ Rama “rrëzon” akuzat, ZBARDHET mesazhi nga asambleja me dyer të mbyllura

15/11/2026
Aksident i rëndë në aksin kombëtar, dy automjete bëhen “copë-copë”, shoferi…
AKTUALITET

Aksident i rëndë në aksin kombëtar, dy automjete bëhen “copë-copë”, shoferi…

15/11/2026
Përçarja mes socialistëve, Ndreca nuk pyet më për Ramën: Përjashtimi im nuk…
POLITIKË

Përçarja mes socialistëve, Ndreca nuk pyet më për Ramën: Përjashtimi im nuk…

14/11/2026
SHBA bllokon lëvizjen e Shqiptarëve? Reagon me shpejtësi Spiropali dhe sqaron gjithçka…
POLITIKË

Elisa Spiropali përjashtohet nga të gjitha funksionet në PS, mbetet vetëm…

14/11/2026
Negociatat me Ramën për t’u bërë ministër? Erion Braçe reagon me urgjencë dhe zbulon të vërtetën…
POLITIKË

Negociatat me Ramën për t’u bërë ministër? Erion Braçe reagon me urgjencë dhe zbulon të vërtetën…

14/11/2026
Klosi sqaron vendimin e Asamblesë: Iu tregoj “fatin” e Spiropalit dhe Ndrecës…
POLITIKË

Klosi sqaron vendimin e Asamblesë: Iu tregoj “fatin” e Spiropalit dhe Ndrecës…

14/11/2026

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!

No Result
View All Result
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!