Rënia e Euros në kursin e këmbimit me Lekun është përshpejtuar më shumë ditën e sotme.
Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, monedha europiane sot u këmbye me 103.2 lekë, në rënie me 0.6 lekë krahasuar me ditën e djeshme. Në muaj, Euro ka humbur afërsisht 2.5 lekë në kursin e këmbimit me monedhën vendase dhe aktualisht ndodhet në nivelin më të ulët që prej datës 2 gusht.
Rënia e Euros po tërheq pas edhe valutat e tjera të huaja. Dollari Amerikan u këmbye sot me 94.71 lekë. Në një muaj, monedha amerikane ka humbur më shumë se 5 lekë në kursin e këmbimit dhe ndodhet aktualisht në nivelin më të ulët që prej datës 11 gusht.
Paundi Britanik dhe Franga Zvicerane ndodhen gjithashtu në nivelet më të ulëta prej më shumë se tre muajsh.












