Në Konferencën e Tretë Ndërqeveritare Shqipëri-BE, kryeministri Edi Rama theksoi se Shqipëria i ka bërë detyrat e shtëpisë dhe se negociatat të mbyllen në vitin 2027.
Sipas kreut të qeverisë, anëtarësimi i Shqipërisë në BE duhet të mbyllet brenda kësaj dekade.
“Sot kemi një pamje më të qartë për punën që është bërë dhe gjithashtu marrim si një inkurajim real që kemi shumë punë përpara dhe falenderime të veçanta për skuadrën e komisionit evropian, na mëson se si të mbijetojmë me një buzëqeshje të madhe ndaj përqasjes neurotike të BE. Ambicia jonë nuk është sekret, duam të sigurohemi, i kemi bërë detyrat tona të shtëpisë dhe negociatat tona të mbyllen në vitin 2027 dhe me shpresë anëtarësimi ynë në BE të mbyllet brenda kësaj dekade. Është ambicioze, por e kemi ndarë këtë së bashku“, tha Rama.












