Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar se shumë shpejt do të shkonte sërish në QSUT si pacient, pasi ka për të kryer një ndërhyrje kirurgjikale, për shkak të problemit me hernien inguinale.
Rama u bëri thirrje qytetarëve që të shkojnë në spitale publike, pasi kushtet janë shumë të mira.
“Unë mund të flas dhe si pacient dhe mund të vij prapë për një tjetër ndërhyrje. Kam një hernie inguinale që… i kam mësuar dhe emrin, se kësaj diskales nuk kërkoj mjekë sepse punoj me forcat e mia, me streç dhe vetëpërmbatje para ushqimit që mos të rëndoj kolonën e lodhur nga basketbolli. Inguinales nuk i bëj dot derman dhe me shumë kënaqësi do të vij si pacient. E di që pjesa dërrmuese e mjekëve janë super. U them qytetarëve që të vijnë në spitalet shtetërore sepse kanë kushte shumë të mira”, tha Rama.












