Fituesi i Big Brother VIP, këngëtari Luiz Ejlli është personi më i komentuar i momentit.
Këngëtari gjen kohë të jetë herë pas here aktiv edhe në llogarinë e tij në “Instagram”, ku komentet janë të shumta dhe nga më të ndryshmet. Në postimin e tij në fundit, mes mijëra komenteve pozitive, Luizit i kapi syri një koment jo fort dashamirës.
“Ça të bën leku, të zbukuron. Kur ishe pa lekë dukeshe si 60 vjeç.”, i shkruan ndjekësi, ndërsa Luizi ia kthen: “E sigurt është që ty s’të bën derman as leku”, duke ia mbyllur gojën komentuesit. Kaq ka mjaftuar që fansat e Luizit të shpërthejnë kundër tij. Aq i ashpër ka qenë reagimi sa ai është detyruar të fshijë gjithçka, e megjithatë situata nuk është qetësuar.












