Shqipëria po bëhet gati të rregullojë lëvizjen e automjeteve duke kufizuar qarkullimin e tyre sipas targave.
Qeveria shqiptare ka hedhur për konsultim planin kombëtar që synon përafrimin e politikave mbi klimën dhe energjinë me ato të vendeve të Bashkimit Europian.
Në draft parashikohet që duke nisur që nga ky vit ku sapo kemi hyrë, lëvizja e automjeteve të bëhet në ditë caktuara të javës dhe e ndarë sipas targave të automjetit, gjë e cila aplikohet në vende fqinje me ne si Greqia apo dhe vende të tjera.
Në rishikimin e Planit Kombëtar 2020–2030 parashikohet gjithashtu qe deri ne vitin 2030, 10% e të gjithë automjeteve që përdoren në territorin shqiptar të jenë automjete elektrike. Këto ndryshime synojnë të minimizojë trafikun në Tiranë dhe qytete të mëdha, të cilat kanë të zhvilluar turizmin.












