Luiz Ejlli me humorin dhe pozitivitetin e tij ka arritur që të fitojë zemrat e publikut shqiptar. Së fundmi këngëtari shkodran gjatë bisedës me Kiarën ka shprehur dëshirën e tij të madhe për të hapur një biznes të bukur kur të dalë nga shtëpia e Big Brotherit.
“A e di se e kam seriozisht për ta bërë në TIranë një kopsh për fëmijët. Për zotin e kam seriozisht nuk po tallem unë vdes pas fëmijëve”, thotë Luizi
Kurse Kiara ia kthen me shaka: “Një orë mësimi ti do ta japësh?” (qesh)
“Nuk tallem e kam seriozisht që dua të hap një kopësht, e kam ëndërr ta hap një kopsht, biznes i ndershëm është. Pastaj cojmë edhe bebushat tona aty, për zotin. Do gjej 4-5 gra të pastra të kujdesshme, edukatore, sanitare, infermiere dhe është super biznes. Do t’ia vendos emrin “Kopshti çapaçulat””, thotë Luizi.












