Kanë ndryshuar rezultatet pas hapjes të kutisë së votimin per t’u rinumeruar në Mallakastër me kërkesë të Partisë për Drejtësi dhe Unitet.
Mësohet se nga rinumërimi i votave në një qendër votimi për Këshillin Bashkiak, tashmë sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve mandati i hiqet koalicionit te Metës e Berishes “Bashkë Fitojmë” dhe i jepet Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet.
“BalkanWeb” bën me dije se pas rinumërimit të kutive PDIU merr një mandat shtesë për Këshillin. Ndërsa në procesverbal ishte shënuar 0 vota, e kundërta rezultoi nga rinumërimi, ku u bë me dije se PDIU kishte marrë 63 vota.












