Kryeministri Edi Rama ka njoftuar një konferencë për shtyp ditën e sotme. Edhe pse në Kuvend, si çdo të enjte do të mblidhen deputetët, me sa duket Rama ka vendosur mos jetë i pranishëm.
“Në orën 11:30 Edi Rama do të zhvillojë konferencë për shtyp në Kryeministri”, thuhet në njoftim.
Nuk dihet se cila është arsyeja që Rama ka thirrur konferencën urgjente, por ditët e fundit ka pasur një sërë zhvillimesh të nxehta.
Kujtojmë se Vangjush Dako, ish-kryebashkiaku socialist i Durrësit u arrestua po me urdhër të SPAK. Kryeministri reagoi pas arrestimit të tij dhe tha se po goditen njerëz të lidhur me pushtetin, madje shtoi se Partia Socialiste nuk bëhet “mburojë” për ata që kanë shkelur në “dërrasë të kalbur”.












