“Big Brother VIP” solli shumë debate jo vetëm mes banorëve, por edhe mes opinionistëve dhe ish-konkurrenteve të këtij programi.
Arbër Hajdari e Zhaklina Lekatari patën një përplasje të fortë me Efin dhe Ronaldon. Mbrëmjen e së martës dy opinionistët e “mbushën kupën” duke ofenduar ish-konkurrentët, ndërsa së fundmi ka reaguar edhe opinionisti i njohur Arian Konomi.
Ariani shkruan se opinionisti zgjidhej në bazë të përvojës së tij në media, ndërsa sot Zhaklina dhe Arbri nuk kanë eksperiencë dhe i quan ‘pseudo-opinionistë’.
“15 vite më parë. Opinionisti zgjidhej në bazë të një përvojë profesionale në media dhe jo rastësisht. Po opinionistët që shohim sot ekraneve televizive nga vijnë? Çfarë kanë bërë në media? Cila është CV e tyre? Çfarë eksperience të mëparshme kanë? Si mund të lihen programe me audiencë rekord në dorën e pseudo-opinionistëve anonimë? Impakti i madh publik kërkon tepër profesionalizëm…sa keq që ndodh e kundërta”, shkruan Konomi.












