Mazhoranca qeverisëse festoi dj3 në Pallatin e Kongreseve ditëlindjen e 32-të të Partisë Socialiste.
Kryeministri Edi Rama tha se brenda mandatit të 14 majti do të përfundojë dhënia e titujve të pronësisë mbi tokën.
“Mandati i 14 majit duhet të jetë mandat që duhet ta përfundoj rrugën e gjatë të dhënies se pronësisë mbi tokën. Sa e sa njerëz na kanë votuar dhe se kanë certifikatën e tokës që punojnë akoma. Ju kemi vënë në fond ligjin bashkive për rastet e panumërta për ata që punojnë në tokat e tyre. Sa certifikata kemi dhënë qëkur ka dalë ligji. Kalimi i shërbimit të Kadastrës vetëm në e-Albania duhet të jetë fillimi i fundit të kësaj rruge” -tha Rama.












