Janë numëruar 179 kuti në qarkun e Fierit nga 587 që janë në total, ku Partia Socialiste po merr një fitore spektakolare duke kryesuar me 29,703 vota ose 62.9%.
Koalicioni i PD në Fier renditet e dyta me 11,987 vota ose 25.4%, ndërsa Shqipëria Bëhet mban vendin e tretë me 1,990 vota ose 4.2%.
Me rezultatet e deritanishme projeksioni i votave parashikon 12 mandate të Partia Socialiste në Fier, kurse koalicioni i PD vetem 4 mandate.
Ky rezultat i deritanishem është i pabesueshme edhe vetë per Partine Socialiste e cila kalon përtej pritshmerive te saj qe para zgjedhjeve synonte maksimumi 10 mandate, por rezultatet po japin një projeksion te papritur.
● Rezultatet:
》Partia Socialiste – 29,703 vota (12 mandate)
》Koalicioni i Partia Demokratike – 11,987 vota – (4 mandate)
》Koalicioni Shqipëria Bëhet – 1,990 vota – 4.2%
》Partia Socialdemokrate – 746 vota – 1.6%
》Koalicioni Bashkë – 505 vota – 1.1%












