Kryeministri, Edi Rama në podkastin e sotëm rrëfeu rastin kur shkoi në një disko në Prishtinë vite më parë të cilën e përshkruan si një natë të jashtëzakonshme.
Rama shprehet se aty ndjeje nevojën për të kërcyer i lirë, “në kuptimin më të prekshëm të fjalës”. Për kryeministrin kjo ka qenë një eksperiencë e jashtëzakonshme.
“Kam shkuar në disko 2-3 here. Në Prishtinë pas çlirimit ka qenë një jetë nate e jashtëzakonshme, një ekzaltim dhe një “shfrenim” në thonjëza se nuk kishte asgjë të shfrenuar në sensin negativ por një lulëzim i shpresës, një lulëzim i dëshirave, i nevojës për të jetuar së bashku, për të marrë frymë lirisht dhe kur shkoje nëpër ato lokale e madje njëherë më kanë marrë e më kanë çuar në një vend ku bëhej muzikë, një lloj diskoje që futeshe poshtë. Unë nuk kam para kam shkuar, gjithë jetën time 2-3 herë jam gjendur në disko por aty e ndjeje këtë nevojën e të gjithëve për të kërcyer të lirë, në kuptimin më të prekshëm të fjalës. Ishte diçka e jashtëzakonshme”, u shpreh Rama.












