Këngëtari shqiptar, Luiz Ejlli është bërë një ndër emrat më të komentuar që kur u bë pjesë e Big Brother VIP.
Vesa Luma së fundmi ka treguar hapur mbështetjen për Luizin. Teksa Luizi po dëgjonte këngën e Vesës “Jemi dhe s’jemi” në një moment iu drejtua kamerave duke dërguar puthje dhe përshëndetje për këngëtaren dhe bashkëshortin e saj Big Basta. Videon e shkëputur nga ky moment, Vesa Luma e ka shpërndarë me ndjekësit e saj në Instagram teksa edhe dha një mesazh për Luizin.
“Luiz forca! Edhe ne dy të duam fort dhe të presim jashtë me fitore”, ka shkruar Vesa.
Kujtojmë që shumë vite më përpara Luiz kishte një karrierë të suksesshme në muzikë madje ai edhe përfaqësoi Shqipërinë në “Eurovision 2006”.












