Mjekja Anesteziste Reanimatore në QSUT, Nertila Kodra Gora ka ndërruar jetë si pasojë e një sëmundje të rëndë, betejën e gjatë me të cilën nuk e ka fituar dot.
Sspitali “Nënë Tereza” shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen, ndërsa thekson se kujtimi i doktoreshë Nertilës do të jetojë përgjithmonë në mendjet dhe zemrat e kolegëve.
“Pas një beteje të gjatë e të vështirë me një sëmundje të rëndë, Nertila u largua nga kjo jetë duke lënë pas një boshllëk të madh për familjen, kolegët dhe gjithë komunitetin tonë profesional. Ajo e përballoi çdo sfidë me kurajo, dinjitet dhe forcë të jashtëzakonshme – një shembull frymëzimi për të gjithë ne që patëm fatin ta njohim dhe të punojmë pranë saj. Nertila ishte një profesioniste e përkushtuar, një njeri i dashur dhe një shtyllë në radhët e anestezistëve reanimatorë në vendin tonë”, njofton Shoqata e Anestezistëve dhe Reanimatorëve të Shqipërisë.












