Kryesocialisti Edi Rama kërkon 20 mandate deputetësh në Tiranë për Partinë Socialiste nga 18 që ka aktualisht.
Në fjalën e tij në mitingun përmbyllës të PS në Tiranë, Edi Rama u bëri thirrje kryeqytetasve që ditën e diel të mendojnë për Shqipërinë në BE.
Sipas Ramës, të dielën në mbrëmje Berisha do të shpallë fitoren, teksa të hënën do të lëshojë akuzat për vjedhje të votës, dhe të martën do të ftojë njerëzit në revolucion.
“I kërrusur si shtrigani në Koncert në vitin 1936 me Latifin dhe me syrin e Qimit të qunit që do ta bënte oqeanin kos. Bufi do falënderoj për fitoren në mbrëmjen e së dielës, do alarmojë për vjedhjen mesditën e së hënës dhe do të kërkojë revolucion mëngjesin e së martës. Latifi do të ikë andej nga erdhi, natyrisht më i pasur. Ai është i vetmi rrot same siç thonë kosovarët. Ndërsa ne do të marrim mandatin e katërt dhe nuk do të humbim asnjë ditë për Shqipërinë në BE”, tha Rama.












