Pasditen e sotme kryeministri Edi Rama ka mbledhur kryesinë e Partisë Socialiste.
Është takim në kuadër të zgjedhjeve vendore, Edi Rama ka porositur deputetët të cilëve u ka thënë se do jenë ata përgjegjës për rezultatin e 14 majit. Mbledhja vjen duke qenë se jemi në prag të deklarimit të emrave pasi në 25 mars është deklaruar se do të bëhen publik dhe emrat e kandidatëve. PS ka zhvilluar dhe disa sondazhe për të zgjedhur kandidatët, po megjithatë është dhe pëlqyeshmëria e anëtarësisë së PS-së e cila do të ndikojë në përzgjedhje.
Rama ditën e djeshme ka porositur deputetët socialist që aplikacioni “Aktivisti” të vazhdojë të përdoret nga të gjithë në mënyrë që të ketë angazhim maksimal për zgjedhjet që pritet të mbahen më 14 maj.












