Kryeministri Edi Rama i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale në QSUT.
Burime bëjnë me dije se ndërhyrja është kryer për hernien inguinale, e cila njihet në gjuhën popullore si “dhjamthi”. Operacioni ka shkuar mirë dhe është në gjendje të mirë shëndetësore, bëjnë të ditur burime nga QSUT.
Në sqarimin e zyrës së shtypit të kryeministrisë thuhet se ekipi mjekësor nën drejtimin e Prof. Dr. Arben Gjata po kryen ndërhyrjen kirurgjikale të hernies inguinale. Kryeministri Rama pritet të kalojë natën e sotme në mjediset spitalore të QSUNT.












