Rubrika e programit “E Diela Shqiptare” në mbrëmjen e ndërrimit të viteve është loja e famshme, “Të Panjohurit”. Përballë Eli Farës, Mc Kreshës, Marçela Latit, Luiza Gegës, Almeda Abazit, Kledi Kadiut, Eni Çobanit dhe Reis Çiços, ishte kryeministri i vendit, Edi Rama.
Pas prezantimit të tij me personazhet dhe formulën e kuicit, kryeministri njihet edhe me të afërmen e panjohur që ka lidhje me njërin prej tyre. Por nga ky moment zbulohet edhe një detaj shumë interesant rreth marrëdhënies së kryeministrit me vjehrrën e tij.
Ardit Gjebrea: Është një femër që ka lidhje të gradës së parë me një nga të panjohurit tanë.
Edi Rama: Gradës së parë domethënë…
Ardit Gjebrea: Të gradës së parë domethënë ose është vajza, ose është motra ose është nëna, por nga mosha nuk na u duk.
Edi Rama: Jo kunata dhe vjehrra.
Ardit Gjebrea: Jo, kunata dhe vjehrra jo. Vjehrra është e gradës së parë, kështu i bie sot? Vjehrra quhet e gradës së parë?
Edi Rama: Patjetër.
Ardit Gjebrea: Okej. Ti e ke, jo? E ke vjehrrën?
Edi Rama: Sigurisht.
Ardit Gjebrea: E quan të gradës së parë?
Edi Rama: Patjetër!












