Kryeministi i Shqipërisë, Edi Rama ditën e sotme feston 59-vjetorin e lindjes.
》Por çfarë dini për jeten politike të Edi Ramës?
Edi Rama lindi në 4 korrik në 1964 ne Tiranë, ndërsa para zgjedhjes së tij si kryeministër, ka mbajtur disa funksione të tjera të larta.
Karrierën politike Edi Rama e nisi në vitin 1998, kur u emërua si Ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, post që e mbajti për 2 vite. Në vitin 2000 ai u zgjodh për herë të parë kryetar i Bashkisë së Tiranës, ndërsa u rizgjodh në vitin 2003 dhe 2007.
Ndërkohë, në vitin 2013, Edi Rama u zgjodh për herë të parë Kryeministër duke i dhuruar një tjetër dimesion Shqipërisë. Në vitin 2017, Rama u rizgjodh në krye të Qeverisë duke marrë mandatin e dytë. Ndërsa më 25 prill të 2021, për herë të parë Edi Rama prek historinë pasi askush me pare ne demokraci ai merr votebesimin e shqiptareve duke fituar 3 mandate radhazi.












