Ish-banorja e Big Brother, Efi në një video të publikuar së fundmi shfaqet në gjendje të keqe shendetesore. Efi gati duke qarë shprehet se ndihet “copë-copë” dhe nuk e kupton arsyen.
“Si jeni? Do thoni ju pse flas me këtë zërin copë-copë? Sepse jam copë-copë. Nuk e di a është koha, apo është ndonjë virus, nuk e di se si është puna, por shumë e lodhur ndihem. A është psikologjikisht apo fizikisht kjo ngelet për t’u parë”, thotë Efi.
Efi Dhedhes, puntatën e fundit u përplas me opinionistët (Zhaklinen, Arbrin) dhe Produksionin e Big Brother të cilët videon e saj e keqpërdorën duke e nxjerrë nga konteksti dhe ia “servirën” Kiarës si opinion kundër shoqes së saj.












