Efi është një nga katër ish-banorët e rifutur brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Edhe pse banorët tentuan që ta bindnin aktoren Olta Gixhari që të mos largohej, ajo nuk mundi të rrinte më pasi takoi edhe djalin e saj.
Luiz Ejlli ishte ai që i tha që të qëndronte pasi nuk do kishte kuptim loja pa të. Madje këngëtari edhe u emocionua kur pa Oltën me të birin dhe qau. Lidhur me këtë episod, Efi i tha Luizit se si mund të qash për Oltën, duke qenë se në lojë ishin shumë kundërshtarë te perbetuar me njëri-tjetrin. Pjesë nga biseda:
Efi: Po si qave për Oltën?!
Luizi: Po qava se thashë me kë do merrem
Efi: Po si nuk të erdhi turp mo, po ti ke qarë për mua, ke qarë për gruan dhe qanë për Oltën?
Luizi: “Do qaj për Oltën, se i thashë po të kishte me nominim kokë më kokë me mua, do kisha hapur verë duke festuar, por mënyra se si iku Mua më këputi shpirtin, reagimi i djalit, më bëri të ndihem keq. Pa thënë gjë ajo, unë shkova duke i rënë ziles me dalë. Njëherë mendova se është 1 prilli, por pastaj e bëra lidhjen se ka qëndruar 5 orë te dhoma e rrëfimit.”












