Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Blendi Klosi ka folur për akuzat e ngritura nga Berisha i cili ka pretenduar se agjentët e Byrosë Kombëtare kanë kryer kontrolle në Kryeministri dhe kanë marrë laptopin e Ëngjëll Agaçit.
Klosi thotë se këto qëndrime nuk janë të vërteta, ndërsa shton se Engjëll Agaçi po vuan nga një sëmundje e rëndë.
”Ne kemi 34 vjet që e dimë këtë histori, këtë vjershë dhe ça s’ka thënë për të gjithë. Nga 1991-2025 nuk ka ngelur njeri pa i vendosur ndonjë vjershë Sali Berisha dhe pa sajuar ndonjë gjë. Pra ajo që e lidh këtë bisedë është sëmundja e zotit Agaçi që tashmë është konfirmuar nga burime zyrtare të Këshillit të Ministrave, i cili ka kaluar një moment të vështirë me shëndetin e tij dhe vetëm kjo është e vërtetë. Pastaj këto ka vajt BKH në Kryeministri nuk është e vërtetë, i kanë marrë laptopin nuk është e vërtetë. Nuk ka asnjë informacion zyrtar që ta gjykosh këtë”, tha Klosi.












