Gjatë spektaklit të mbrëmjes së djeshme të “Big Brother VIP2” kanë hyrë plot 6 banorë të rinj, mes tyre është fituesi i edicionit të 2-të të “Big Brother”, Qetsor Ferrunaj.
Këngëtari e priti ish-banorin me batuta, madje në një moment u shpreh se po ta dinte do kishte thënë se i pëlqen Beniada.
Ndërkohë pas përfundimit të prime-t, Luizi gjatë një bisede në tavolinën jashtë, u shpreh se “Qetsori është duke u mësuar me shtëpinë, por nuk do i dalë koha që t’a shijojë”.
“Ja më vjen keq për Qetsorin se është duke u mësuar me shtëpinë, por s’ta po i del koha me e shiju. I shkreti. Ka ardhur Qetsori se ka dy javë imunitet. Ja tregoj unë se ca i bën ky shkodrani. Sa kam kaluar unë si Qetsori. Më ka shkuar jeta tallave nga mëngjesi deri në darkë”, tha Luizi.












