Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti pak minuta përpara koncertit në Sheshin “Skënderbej”, këngëtarin me fame boterore, Enrique Iglesias.
“Është një kënaqësi e jashtëzakonshme që Enrique Iglesias është këtu në Tiranë. Vërtet është një kënaqësi e jashtëzakonshme që xhevahiri, ai që është ndoshta produkti më i mirë i Spanjës, i muzikës latine është sot me ne në Tiranë. Jam shumë mirënjohës për kontributin tënd. Për ne është një nder i veçantë sepse promovohet Tirana dhe promovohet Shqipëria”, tha Veliaj teksa i jep kengetarit “Çelsin e Tiranës” si një dhuratë të veçantë dhe simbolike.
“Jam jashtëzakonisht i lumtur të jem këtu. Unë jam shume i emocionuar, por edhe pak i stresuar, pak në presion, por jo sepse jam në Shqipëri, por se çdo herë që ngjitem në skenë e ndiej atë presion sepse dua të dhuroj një show të mirë. Sonte do të jetë një natë magjike” tha Iglesias.












