Një prej pyetjeve që Edi Ramës iu bë nga gazetarja Jonida Shehu, ishte dhe për drejtësinë, për të cilën dy muaj më parë, kur kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj u prangos në zyrën e tij, vetë Rama tha se ka nevojë të përmirësohet dhe të rrisë standartet.
“Keni ndryshuar ju qëndrim për Veliajn?”, ishte pyetja që iu drejtua kryeministrit , i cili iu përgjigj duke thënë se deklaratat e tij janë keqinterpretuar dhe janë nxjerrë nga konteksti.
Sipas Ramës, deklarata e bërë për drejtësinë, për të cilën ritheksoi edhe njëherë që gëzon të gjithë mbështetjen e Partisë Socialiste, u bë gjatë asaj mbledhje të Grupit Parlamentar lidhur me rastin e Erion Veliajt, për një rast konkret dhe jo për drejtësinë në tërësi.
“Ishte në një konteskt të caktuar për një çështje konkrete lidhur me probleme konkrete të cështjesh dhe unë trajtova në atë moment ato problematika pa vënë në diskutim se çfarë kemi bërë ne dhe duke thënë që duhet ti rrisim dhe ti forcojmë këto. E dini ju që 57% të detyrave të procesit të negociatave lidhen me drejtësinë”, tha Rama.












