Që prej rihyrjes së saj në shtëpi, Kiara ka ndryshuar dukshëm sjellje. Sjellja “arrogante” e Kiarës, siç e kanë quajtur disa prej banorëve, është komentuar edhe gjatë spektaklit të sotëm. Mjaft të ashpër kanë qenë opinionistët ndaj Kiarës që kanë kaluar deri edhe në fyerje.
Arbër: “Unë e kam parë ditën që erdhi këtu në studio që nuk takoi asnjë nga banorët. Edhe kur iku na bëri ironi. Fama është e vështirë të administrohet. Fama të kthen gërrhimën në klarinetë. Fama e tyre njerëzve që akuzon Bledin për vëmendje, kur kjo do vëmendje, fama të bën mos të pyesësh më as për ngjyrat e rrobave të partnerit. Më vjen keq se po shoh dy Kiara, po befasohem po mos të kisha parë videot s’do e kisha besuar kurrë. Kam hall se do kërkojë Luizi hapësirë tani.”
Zhaklina: “Teksa dëgjova Kiarën nuk e besoj që është e sinqertë. Arroganca dhe fodullëku, na japin përgjigje për çdo pyetje për vërtetësinë e saj në çdo gjë. Mendoj që vetëm ka konfirmuar që Kiara i merr gjerat në bazë të pëlqimeve nëpër rrjete.”












