Piramida i është rikthyer Tiranës me një transformim të madh duke u konsideruar si zemra e Shqipërisë së Re dhe destinacionit më të madh të teknologjisë digjitale në rajon.
Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale foto nga Piramida, ku qytetarë të shumtë vizitojnë ambientet e transformuara.
Transformimi i Piramidës në Tiranë vlerësohet si një nga 12 projektet më të mira arkitekturore në botë.












