Kryeministri Edi Rama theksoi se mosdeklarimi i pagave përbën një pengesë për zhvillimin ekonomik dhe përmbushjen e obligimeve sociale.
Rama paralajmëroi se do të merren masa administrative ndaj atyre që abuzojnë me këtë praktikë, duke i quajtur ‘grabitës’ ata që përfitojnë nga shmangia e detyrimeve tatimore.
“Askush nga ne të mos shmanget detyrimeve që ka. Ne kemi detyrimin si qeveri që jeta e tyre të jetë sa më i qetë dhe ata që kryejnë punë në këtë vend, që paguajnë për punën kanë detyrimin që çdo qindarkë të çdo pagesë për çdo person që i takon pensionistëve, tu shkojnë pensionistëve. Ky është detyrim i çdokujt që merr një pagë. Për t’i rënë shkurt, kemi një problem të madh, pavarësisht përmirësimeve që janë bërë me deklarimin e pagës reale, një problem i madh që jemi të vendosur të mos presim përmirësimin gradual, por të kërkojmë një përmirësim të shpejtë. Dëshirojmë dhe besojmë që kompanitë nuk do jetë nevoja të vihen në presionin e masave të rënda administrative dhe me gjasë edhe penale për grabitjen e pensioneve. Është turp shumë i madh. Është shumë e padrejtë e papranueshme dhe ne duhet të bëjmë atë që na takon.”, tha Rama.












