Ish-deputetja e PD, Lajla Përnaska do të garojë për Bashkinë e Tiranës në zgjedhjet e 14 majit.
Përnaska në këto zgjedhje do të garojë nën siglën e Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet. Kërkesa për regjistrimin e PDIU-së në zgjedhje është dorëzuar edhe në KQZ.
Përnaska më herët njoftoi se do të rikthehej në politike. Ajo u shpreh se rruga e vetme për t’u kthyer në politikë dhe për të dhënë një kontribut real, është kandidimi për Bashkinë e Tiranës.
Përnaska do të garojë në zgjedhjet e 14 Majit, përballë Belind Këlliçit, kandidatit nga koalicioni “Bashkë Fitojmë”, përballë rikandidimit të Erion Veliajt nga radhët e PS-së dhe Roland Bejkos nga PD e Alibeajt, gjithashtu në garë do jetë dhe Arlind Qorri.












