Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë disa pamje nga aksi rrugor Elbasan-Qafë Thanë i cili ka filluar të jetë i aksesueshëm për drejtuesit e mjeteve.
Kreu i qeverisë shqiptare bën me dije se rruga Elbasan – Qafë Thanë është pjesë e projektit të korridorit të 8-të që do të ndërtohet me 4 korsi dhe do të shkurtojë distancën mes Tiranës dhe jug-lindjes së vendit. Rruga do t’iu vijë në ndihmë Elbasanit dhe Korçës për zhvillimin e turizmit duke shkurtuar ndjeshëm distancën kohore të udhëtimit.
“Me këto pamje nga puna në aksin rrugor Elbasan-Qafë Thanë pjesë e Korridorit VIII, ju uroj një të diel të mbarë”, shkruan Rama. KETU SHIKO VIDEO-n:












