Më datë 11 shtator në orën 10:00, Kryeministri Edi Rama do të jetë përballë anëtarëve Asamblesë së PS-së, nga ku do të shpalosë kabinetin e qeverisë “Rama 4”.
Gazetarja Eksiola Shehu deklaroi se një emër i diskutuar që pritet të marrë “postin” e ministrit, është ish-kryebashkiaku Ervin Demo.
Shehu shton se kabineti i qeverisë pritet të përbëhet nga emra të ndryshëm duke përfshirë të rinj, teknikë por gjithashtu figura politike.
“Në kabinetin e qeverisë që pritet të mblidhet të enjten e ardhshme të 11 shtatorit, mësohet se do përfshihen emra të rinj dhe teknikë por, nuk përjashtohen edhe figura politike që kanë qëndruar krah kryeminsitrit Rama, kur kanë qenë thjeshtë deputetë apo kryetar komisionesh dhe në një moment të caktuar i ka privuar me një post ministri. Nëse do ketë një post apo ministri për drejtuesit politikë të qarqeve, pritet të shpërblehen ata të cilët kanë post politik, dhe një nga emrat më të diskutuar është dhe ish-kryetari i bashkisë së Beratit Ervin Demo, tashmë deputet i PS-së në këtë qark”, theksoi gazetarja Shehu.












