GJKKO ka miratuar kërkesën e SPAK për masën e sigurisë “Arrest shtëpie” për Sali Berishën.
Bëhet me dije se Berisha ndodhet në shtëpi dhe ditën e sotme nuk ka dalë fare nga banesa e tij.
Ndaj ish-kryeministrit kjo masë u mor sot nga GJKKO pas moszbatimit nga ana e tij të vendimit po të kësaj gjykate për ‘detyrim paraqitje’.
Berisha do të jetë i detyruar të qëndrojë në shtëpi dhe të mos ketë komunikim me asnjë person tjetër që nuk jeton me të, ndërsa zbatimi i masës do të jetë dhe nën mbikqyrje policore tek dera.












