Kryeministri Edi Rama ka inspektuar punimet e Lungomare 3 që do të lidhin përgjatë bregut Ujin e Ftohtë me Orikumin.
Në një moment, Rama ka marrë një ftesë të pazakontë nga një qytetar vlonjat, i cili e ka ftuar Ramën të provojë ujin e detit, por kryeministri e ka refuzuar si ftesë.
Qytetari: O gjigand hajde provoje, se je djalë i ri..
Përgjigjet Rama: “I kemi ndarë punët, se po të futem dhe unë këtu, s’ka kush bën këto”
Ndërkohë, Rama ka pasur edhe një porosi për punëtorët.
“Lyeje me një ngjyrë rozë, violet, apo bojëqielli, të duhet si vepër artistike”, duke iu referuar pjesës ballore të murit në Lungomare.












