Unaza e Madhe e Tiranës është hapur në gjithë gjatësinë e saj për lëvizjen e mjeteve, e cila pritet të çlirojë kryeqytetin nga trafiku i rënduar.
Të pranishëm në inaugurimin e hapjes së kësaj vepre infrastrukturore ishin Kryeministri Edi Rama si dhe Zëvendëskryeministrja, Belinda Balluku.
“Është e gjitha e aksesueshme. Tashmë është plotësisht e përfunduar dhe kemi disa detaje të vogla që mbaron brenda Janarit. Keni parasysh që janë të gjitha të aksesueshme nga pika të ndryshme të autostradës. Këtu ndodhemi në Lotin 1 që është Loti më i komplikuar. Kjo është një nyje që do të zhvillohet. I gjithë mobilimi është mobilim urban, pra ndriçimi, pjesët mbikalimet të cilat janë të pajisura edhe me zona të gjelbrat edhe me stola. Duke filluar nga sot të gjitha tunelet bëhen funksionale” u shpreh Balluku.












