Partia Socialiste ka marrë një rezultat të jashtezakonshem ne zgjedhjet lokale të 14 majit. Socialistet pritet te fitojne rreth 50-53 bashki në të gjithe vendin.
Në Bashkinë e Kuçovës deri ne kutinë e fundit u zhvillua nje beteje e ashper mes socialisteve dhe opozites. Kandidati i koalicionit të Berishes dhe Metes, Lefter Maliqi kryesonte garën por gjatë kutive të fundit ndodhi befasia e madhe.
Kandidati socialist Kreshnik Hajdari arriti që të përmbyste rezultatin duke marrë një fitore fantastike ne Bashkine e Kucoves. Ne fund te procesit te numerimit te votave, kandidati i PS arriti te merrte fitoren duke grumbulluar 6.904 vota ose e thene ndryshe 49.79%, kurse kandidati demokrat Lefter Maliqi mori 6.222 vota ose 44.88%.












