Koalicioni “Bashkë Fitojmë” i drejtuar nga Ilir Meta pësoi një humbje të thellë, duke fituar vetëm 7 bashki të vogla, ndërkohë që edhe në Këshillat Bashkiak, nuk arritën në asnjë bashki të kryesojnë.
Ndërkohë në kampin opozitar kanë nisur zërat për largimin e Sali Berishës dhe riformatimin e Partisë Demokratike, si e vetmja mënyrë për ta kthyer opozitën në shinat e duhura. Ditën e zgjedhjeve të shumtë ishin demokratët në të gjithë republikën e Shqipërisë të cilët nuk dolën të votonin për shkak se e kanë të pamundur të pranojnë koalicionin e Partisë Demokratike me Ilir Metën.
Mesa duket takimi mes Metes dhe Berishes vjen per te percaktuar plse kush do te mbaje pergjegjesine e kesaj disfate te madhe te opozites duke u katandisur vetem me 7 badhki te vogla.












