Meteorologia Lajda Porja thotë i nxehti afrikan ka “mbërthyer” vendin tonë që prej fillimit të qershorit që startoi me temperatura të larta.
Porja thekson se vera ka nisur me temperatura të larta, megjthëse priten që temperaturat të ulen disi në fillim të javës, madje mund të sjellin edhe rrebeshe shiu nga e marta dhe e mërkura.
Megjithatë, meteorologia thotë se në fundjavë do të ketë sërish rritje të vlerave ideale për plazh. Një fundjavë me diell dhe temperatura që arrijnë 35-36 gradë.
“Muaji qershor që në ditët e para ka nisur me temperatura mjaft të larta 38 gradë, kjo vlerë pritet të shënohet përgjithësisht në qarkun e Beratit, në zona të izoluara të Elbasanit dhe të Gjirokastrës. Nga dita e martë e kësaj jave ne presim që temperaturat të ulen gradualisht dhe ne presim një normalizim të tyre. Të marten do ketë një rënie të temperaturave ku maksimumi do të jetë 36 gradë, ndërsa në ditët e tjera deri në fundjavë, temperatura maksimale do jetë 35 gradë. E marta dhe e mërkura mund të sjellin rrebeshe të izoluara shiu në verilindje dhe juglindje, më së shumti në zonat e Korçës. Fundjava do jetë sërish me diell, me temperatura 33-34 gradë celsius”, tha Porja.












