Trajneri italian, Edoardo Reja nuk e fsheh xhelozine dhe pakënaqësinë e tij ndaj autoriteteve shqiptare.
Edhe pse kaq i interesuar për historinë e vendit tonë, edhe pse kontribuoi në 3 vite e gjysmë këtu dhe me një marrëdhënie të shkëlqyer, jo vetëm me njerëzit e sportit dhe institucionin e futbollit por edhe me ata të politikës, trajneri italian Edoardo Reja nuk e pati mundësinë të merrte një pasaportë shqiptare.
“Për këtë më vjen keq në fakt, por për të patur këtë vlerësim duhet të arrish rezultate apo jo?! Erdhi Sylvinho dhe për pak muaj e mori menjëherë pasaportën, ndërkohë unë në tre vite e gjysmë nuk e mora dot. Megjithatë përtej gjithçkaje ky vlerësim është një kënaqësi më vete, por unë nuk arrita ndonjë rezultat edhe pse diçka të vogël e bëra edhe unë. Të paktën e përgatita këtë skuadër që të shkojë përpara në Europian tashmë”, tha trajneri Edi Reja.












