Luiz Ejlli ka marrë surprizën më të bukur. Nëna e tij, Angjelina ka ardhur nga SHBA për të takuar të birin, i cili që më 24 dhjetor të vitit 2022 është brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.
Zonja Angjelina i tha të birit që deri të shtunën të kishte vetëm batuta, humor dhe të bënte qejf. E teksa i tha se deri të shtunën vetëm humor e batuta, Luizi ndërhyri dhe e pyeti “edhe me Efin?”.
Nëna e këngëtarit ia ktheu menjëherë: “Ufff mo…E kam zemër Efin mos bej fjale”.
Kujtojmë se Efi disa dite me pare teksa po fliste për Luizin në dhomën e rrëfimit në një moment është shprehur duke e ofenduar “ik p*rdhu ti o Luiz dhe kush të ka bërë ty”. Mesa duket kjo deklarate e Efit eshte kaluar me sportivitet nga nena e Luizit e cila e ka falur banoren e Big Brotherit.












