Djali i Kadri Roshit, por njëkohësisht edhe aktor si vetë i ati, Kliti Roshi kujtoi një bisedë të babait me motrën, teksa i thoshte: “Iki i ngopur nga kjo jetë”.
Rudina Magjistari: Çfarë kujton një shprehje të tijën, që e kishte të vetën, që ta jepte në formë këshille?
Kliti Roshi: “Ndoshta, ndoshta, një orë para se të mbyllte sytë. Ndoshta, për herë të fundit. Dhe fjala e tij që (nuk mban lotët)… më falni. Fjala e tij që vërtet më ngopi, ishte biseda që bëri me motrën, por që u ndodha dhe unë pak më larg: “Iki i ngopur nga kjo jetë” (i tha Kadri Roshi të bijës). Tani motra mendoi, iki i ngopur sepse shyqyr jetova mirë, mora një pension të veçantë, një kështu, një ashtu dhe jetova mirë, ike i ngopur nga kjo jetë. “Jo”, tha, “nuk është ajo. Për të gjitha ato që kam bërë, i kam marrë të gjitha. Nderi dhe i pari aktor ‘Nderi i Kombit’. Të tjerët erdhën më mbrapa, megjithëse pa diskutim që e meritonin, por iki i ngopur nga kjo jetë”. A ka gjë më të bukur se sa një artist të iki i ngopur nga kjo jetë?”












