I prerë ka qenë kryeministri Edi Rama me një mesazh të fortë për gjykimin e ish zv/kryeministrit Arben Ahmetajt, ish numrit dy të qeverisë së tij. Rama tha se para ligjit PS nuk mbron askënd, asnjë që fryn xhepin me buxhetin e shtetit.
Kryeministri Edi Rama duke folur për Arben Ahmetajn, nuk ka ngurruar që të merret dhe me opozitën. Rama ka deklaruar se opozita janë turpi dhe mallkimi i këtij vendi, ndërkohë që ka shtuar se po i mbyt frika e drejtësisë.
Edi Rama: “Unë nuk pajtohem dot me askënd që abuzon këtë besim duke kthyer mandatin e shqiptarëve dhe besimin tim në në mundësi të palejueshme për të fryrë xhepin. Jam gati të mbaj baltën që kundërshtarët më hedhin, por nuk kam qenë dhe nuk jam kurrë të mbaj në shpinë askënd që e kujton shtëpinë e madhe të PS kurrizin e një kali që mund ta kalërojë. Ata që janë në një garë të ethshme për gjak derisa era e nënvedit po i mbyt nga frika e drejtësisë. I mirëpres gjylet e baltës së tyre. Ata që duhet të ishin opozita e këtij vendi, janë turpi dhe mallkimi i këtij vendi”












