Belind Këlliçi, njëherazi kandidati i për kryetar Bashkie në Tiranë i dalë nga Primaret e organizuara nga Berisha, ka reaguar pas vendimit të Apelit për vulën e PD.
Sipas Këlliçit, sot u dëshmua që Edi Rama dhe Erion Veliaj po lëvizin çdo gur, çdo instrument që kanë në dorë.
“Sot u dëshmua që Edi Rama dhe Erion Veliaj po lëvizin çdo gur, çdo instrument që kanë në dorë, për të mos lejuar zgjedhje të lira dhe garë të ndershme. Ata kanë frikë nga ju, nga vota e lirë. Vendimi i sotëm tregon se pala tjetër është e dëshpëruar përderisa i duhet që të përdorë marifete të pista për të manipuluar zgjedhjet. Sot u dha një goditje ndaj pluralizmit“, tha Kellici.












