Shqipëria vlerësohet pozitivisht pasi lumi Vjosa zyrtarisht është bërë pjesë e UNESCO-s.
Lajmi është konfirmuar nga kryeministri Edi Rama i cili bën me dije se Vjosa është përfshirë në programin “Njeriu dhe Biosfera” si pjesë e listës së trashëgimisë botërore.
“Vjosa është përfshirë zyrtarisht në programin “Njeriu dhe Biosfera” si pjesë e listës së trashëgimisë botërore”, shkruan Rama.
“Njeriu dhe Biosfera” është program i UNESCO-s dhe kjo do të thotë se lumi Vjosa është bërë zyrtarisht pjesë e kësaj organizate. Lumi Vjosa është lumi i vetëm i virgjër në Europë dhe për mbrojtjen e tij kanë reaguar një sërë aktorësh ndërkombëtar, mes të cilëve edhe Leonardo DiCaprio. Kujtojmë se Lumi Vjosa është shpallur në vitin 2023 Park Kombëtar.












