Posteri “provokues” i Belind Këlliçit, i vendosur së fundmi në hapësira publike në kryeqytet ka shkaktuar pakënaqësi të madhe tek qytetarët si dhe tek komunitetet fetare, të cilat e kanë dënuar gjestin.
Analisti Frrok Çupi, i pranishëm në studion e ABC News, u shpreh se ky akt është ofendim i pastër dhe shkelje e Kodit Zgjedhor. Sipas tij, akte të tilla janë të dhunshme dhe e kthejnë shoqërinë shumë shekuj pas.
“Kjo është një përdorimi I një gjuhe të pahijshme. Pavarësisht se është gjuha e trupit, është shkelje e hapur e Kodit Zgjedhor. Kodi Zgjedhor e parashikon propagandën, por e lejon në bazë të normave të caktuara. Për mendimin tim ka kryer një vepër penale, aq më shumë ka bërë propagandë fyese në mjetet e informimit publik. Kushdo mund të kryejë akte të turpshme për të tërhequr vëmendjen, marrëzia është më tërheqëse, i magjeps njerëzit”, tha Çupi












