Kryeministri Edi Rama u betua para shqiptarëve në Londër se nuk do t’i tradhtojë kurrë besimin që i kanë dhënë për të qeverisur vendin.
Duke e konsideruar një nder të madh që i është dhënë në jetën e tij që të udhëhequr Shqipërinë për kaq shumë vite, Rama u zotua se për sa kohë do jetë kryeministër do të japë maksimumin për të bërë më të mirën.
“Para se të largohem, dua t’u jap një premtim. KURRË…KURRË…KURRË nuk do të tradhtoj askënd që më ka dhënë besimin. Edhe unë kam bërë gabime dhe nuk ka njeri që është i pa gabueshëm. Sa të jem kryeministër kurrë nuk kam bërë dhe as nuk kam për të bere fajin që t’iu ha prapa shpine“, tha Rama.












