Gjatë fjalës së tij në Asamblenë e Zgjeruar të Partisë Socialiste në Vlorë, kryeministri Edi Rama deklaroi se socialistët e vërtetë nuk duhet të mërziten pse merren në punë demokratët.
Sipas Ramës, nëse ata janë të aftë në punën dhe kontributin e tyre, atëherë nuk duhet të ketë asnjë pikëpyetje dhe nuk duhet hequr mundësia për të punuar në administratë, edhe pse kanë votuar PD.
“Marr ca sms anonime, i kishin harruar ca kohë, tani i filluat prapë. Në këto sms anonime më thonë pse Ermali kërkon të marrë në parti demokratë. Kush i bën këto sms e ka gabim, dhe Ermali ka të drejtë, në parim flas. Nuk duhet të mërziten pse demokratët merren në punë kur janë demokratë. Ana tjetër është që për hir të së vërtetës, pas kaq vitesh në qeveri, s’besoj se ka mbetur njeri pa i dhënë hakun. Ndarjen socialistë dhe demokratë kur vjen puna te kontributi që gjithsecili mund të japë në një bashki, askush nuk duhet ta bëjë”, tha Rama.












