Kandidati i Berishes për Bashkinë Tiranë, Belind Këlliçi ka premtuar se nëse ai fiton në zgjedhjet lokale, do të realizojë FALAS shërbimin e transportit publik në kryeqytet.
Ky është një premtim gati i pabesueshem per t’u realizuar, njësoj si “tramvai” i Lulzim Bashes që ngeli një “ëndërr në sirtar” të demokratëve. Në krah të Sali Berishës, Këlliçi habiti me këtë deklaratë duke thënë se paratë për realizimin falas të transportit publik, do të sigurohen nga ndërprerjet e pagesave për iniceneratorët.
“Transporti publik për të gjthë do të jetë falas duke e bërë Tiranën vendin e dytë në Evropë ku ofrohet ky shërbim. 200 mijë qytetarëve të Tiranës, të rinjve, të moshuarve. Kjo është një bashki që vetëm të rinjve nuk u shërben. Transporti publik për të gjithë banorët e Tiranës do jetë falas”, tha Kellici.












