Thursday, November 19, 2026
Rilindje.online
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
Rilindje.online

“Kërkohet arrestimi”/ Heqja e imunitetit të Ballukut, reagon URGJENT Rama: E turpshme…

by Rilindje
16/12/2025
in EDI RAMA
“Kërkohet arrestimi”/ Heqja e imunitetit të Ballukut, reagon URGJENT Rama: E turpshme…

Pasi SPAK kërkoi heqjen e imunitetit të zv.kryemininistres Belinda Balluku, ka ardhur dhe reagimi nga kryeministri Edi Rama.

Kreu i qeverisë, shkruan se ende pa u tharë boja e vendimit të Kushtetueses, prokurori i çështjes ka kërkuar autorizim për arrestimin e zëvendëskryeministres me burg apo në shtëpi.

Rama shton se arrestet pa gjyq janë kthyer në një “modë të vrazhdë” në Shqipëri, dhe se Shqipëria është bërë një vend me më shumë të paraburgosur sesa të burgosur.

Më tej Rama thekson se PS do mbledhë Grupin Parlamentar, për t’u përgatitur që të mbajë një qëndrim të drejtë, të qartë e të denjë.

“Pasi u rrëzua nga Gjykata Kushtetuese për pezullimin antikushtetues dhe antidemokratik të një anëtari të qeverisë, pa u tharë ende boja e vendimit të Kushtetueses, prokurori në fjalë i kërkon Kuvendit, autorizimin për të arrestuar zv.kryeministren – me burg ose në shtëpi.

Që arrestet pa gjyq, në daç në shtëpi e në daç me burg, janë bërë një modë e vrazhdë në Shqipëri, e që Shqipëria është bërë një vend me më shumë të paraburgosur se sa të burgosur – një fakt i turpshëm pa asnjë lidhje me standartet demokratike europiane – gjë që ka shqetësuar seriozisht edhe Këshillin e Europës, kjo dihet botërisht.p

Por sigurisht që në rastin në fjalë, ne s’mund dhe s’do ta paragjykojmë kërkesën e prokurorit special, por duke qenë se ndryshe nga proceset e tjera, ku ne si rregull s’flasim për përmbajtjen e çështjeve, këtë herë na kërkohet të japim opinionin tonë, ne do të angazhohemi me të gjithë përgjegjësinë tonë përpara shqiptarëve që na dhanë 83 mandate, e do të përgatitemi për të mbajtur një qëndrim të drejtë, të qartë e të denjë, si forca udhëheqëse e vendit dhe e Reformës në Drejtësi”, shkruan Rama.

NGA KATEGORIA

Rama reagon pas natës kritike, Kryeministri jep LAJMIN E MIRË për këto 2 qytete të vendit…
EDI RAMA

Kryeministri Rama siguron familjet Shqiptare: Kjo gjë nuk ndodh, deri në vitin 2029…

18/11/2026
VIDEO/ Rama tallet keq me Berishën: O Sali po të bien pantallonat, po ik tani…
EDI RAMA

VIDEO/ Rama tallet keq me Berishën: O Sali po të bien pantallonat, po ik tani…

18/11/2026
Hapen vende të reja pune në shtet/ Ministria jep njoftimin e rëndësishëm…
EDI RAMA

“25 mijë lekë bursë për studentët e rritje pensionesh”/ Rama prezanton nismat për vitin 2027

18/11/2026
E bujshme/ Rama mungon nesër në Kuvend, së bashku me Albin Kurtin do të nisen drejt…
EDI RAMA

Lidhje historike Shqipëri-Kosovë/ Rama tregon LAJMIN E MADH: Po flas me Kurtin, së shpejti…

17/11/2026
Ministres “Diella” i shtohen forcat dhe puna, Rama zbulon lajmin e fundit: I jepet besim…
EDI RAMA

Ministres “Diella” i shtohen forcat dhe puna, Rama zbulon lajmin e fundit: I jepet besim…

17/11/2026
Samiti Europian/ Rama takim “kokë më kokë” me liderin global, kush e priti kryeministrin…
EDI RAMA

Rama: Nëse e lë vajzën jashtë shtëpisë, mund të dashurohet me ndonjë gangster…

16/11/2026

LAJMET E FUNDIT:

Ç’po ndodh? Bllokohet rruga dytësore Tiranë-Durrës, ARRSH del me njoftim…
AKTUALITET

Ç’po ndodh? Bllokohet rruga dytësore Tiranë-Durrës, ARRSH del me njoftim…

19/11/2026
LAJM I MIRË për ÇMIMET e naftës dhe benzinës në Shqipëri: Bordi vendos që…
AKTUALITET

LAJM I MIRË/ Bordi fikson çmimet e reja: Bie nafta e benzina

19/11/2026
Kur nis dëbora? Meteorologu e zbulon: Fenomenin “El Nino” ndikim në Shqipëri…
AKTUALITET

Kur nis dëbora? Meteorologu e zbulon: Fenomenin “El Nino” ndikim në Shqipëri…

19/11/2026
Me ftesë të kancelarit gjerman, kryeministri Edi Rama merr pjesë në…
BOTA

Me ftesë të kancelarit gjerman, kryeministri Edi Rama merr pjesë në…

19/11/2026
Detaji që bie në sy/ U përjashtua nga çdo funksion në PS, Elisa Spiropali befason teksa shfaqet në…
POLITIKË

Detaji që bie në sy/ U përjashtua nga çdo funksion në PS, Elisa Spiropali befason teksa shfaqet në…

19/11/2026
Do t’i hiqet imuniteti 2 deputetëve? Fevziu zbulon të vërtetën se çfarë po ndodh…
TË TJERA

“Uroj të mos ndodhë”/ Fevziu i shqetësuar, ministri reagon me urgjencë dhe tregon të vërtetën…

19/11/2026

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!

No Result
View All Result
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!