Në informacionin që iu transmetua Kiara Titos ishte një lajm për Butrint Imerin dhe një tjetër për Roni Kokën, i cili është përfolur si i dashuri i moderatores.
Por, në mbremje ‘Vëllai i Madh’ ka përgatitur një festë për gocat e “Big Brother”, ku kanë pasur edhe disa dënime me pyetje. Kiara është shprehur se shumë lidhje të moderatores nëpër portale janë thashetheme. Moderatorja tregon se thjeshtë ka dalë në një darkë me Ronin dhe se e ka pjesë të shoqërisë, ndërkohë që Luizi e dëgjonte me vëmendje nga larg.
“Po kemi dal vetëm një herë me Ronin, por asgjë më shumë, ngeli e gjitha aty”, tha ndër të tjera Kiara.












